AktualitetTë fundit

Ndahet nga jeta Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kavajë; Prej 12 ditësh i infektuar me COVID-19

Ndahet nga jeta sot në moshën 57-vjeçare si pasojë e Covid-19 Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kavajë Ramazan Cara.

Ai ka rezultuar i infektuar me virusin SARS COV2 që prej datës 1 shkurt ndërsa së fundi ai ishte shtruar për mjekim të specializuar në spital.

Fillimisht ai u trajtua në banesën e tij në Kavajë por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua në spital. Kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka përcjellë një mesazh të ndjerë për bashkëpunëtorin e tij.

Redjan Krali

 

Fraksion.com