AktualitetTë fundit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi infektohet me koronavirus

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi informon se është prekur nga COVID-19.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo shprehet se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Statusi i plotë në “Facebook”

“Të dashur miq,

Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”

 

Fraksion.com