AktualitetPolitikëTë fundit

“Grupi i Tires dhe i Enkelejdës”; Murrizi: Peshqit e mëdhenj janë politikanë dhe ish-politikanë

Deputeti Myslim Murrizi, duke folur në parlament, foli edhe për rastin e mjekut Edvin Prifti, që iu gjetën në banesë afërisht 500 milionë lekë të vjetra.

Murrizi thekson se kërkohet t’ju hidhet sy shqiptarëve se kapën një doktor, duke shtuar se peshqit e mëdhenj në fakt janë politikanë dhe ish-politikanë.

“Ky Pipero juaj që ka bërë vilë a nuk është mjek? Benik Boçi ka klinikë. Pse Petrela, Kosova çfarë janë, nga vijnë këta? Po këta spitalet e famshme amerikane dhe greke etj të kujt janë? Kërkoni t’ju hidhni hi shqiptarëve se kapët doktor Ervinit.

Shefat e shërbimit keni vendosur që nuk duhet të bëjnë punë edhe në shtet, edhe në privat, por kjo ndodh. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë”, tha Murrizi.

Murrizi thotë se nuk janë ata peshqit e mëdhenj, por politikanët, këtu theskoi se e ka për ata që janë në sallë dhe jashtë saj.

“Arrestimi bombastik i gjyqtares dhe i mjekut desha të them se shqipëria është një hap më afër drejt be. I pari ishte grupi i tires i dyti i enkelejdës. Grupet po asgjësohen. Unë jam kundër çdolloj abuzimi, qofshin të gjyqtares Hoxha apo të mjekut Prifti por që të shesësh si pesh i madh, ndihem me turp për vendin. Peshqit e mëdhenj janë në këtë sallë.

Janë shpërndarë 42 miliardë euro. Kanë përgjegjësi se u marin votën qytetarëve. Po pse mo ky Pipero a nuk është mjek, ky Besim Boçi… Kanë blerë skanerat 1 milion dollarë kur si kishin 100 bizneset bashkë. Mos dërdëllisni para shqiptarëve.

Shqiptarët me krijimin e qeverisë së re kanë pasur parasysh se peshq të mëdhenj janë politikanë të rinj dhe të vjetër. Komshinj të mirë.  Shumë mirë bëtë që  e arrestuar Enkelejdën. Kam 1 pyetje për ministren e di që është në parlament se jashtë parlament është në palasë.

Kush i bën transferimet çfarë ka vendos apeli për vendimet e kësaj gjyqtareje. Kush ka targër për të transferuar një të burgosur. Më është dashur të merrem 7 muaj  për të transferuar një të moshuar 80 vjeç nga Durrësi se skishte të afërm. Kush i transferon këto kinga”, tha ai.

Ndërkaq ai ka ironizuar edhe programet elektorale.

“Foli Bushati për programin, po ça programi ka këtu o koleg. Cili program është zbatuar. Luli ka timonin djathas dhe e pret majtas, ju e keni majtas dhe e prisni djathtas. 4 vilat ju ia dhatë. Mos u mërzit për taksim djathtas dhe timon majtas e taksim majtas e timon djathtas. Shpesoj që më 25 prill qytetarët të shkojnë drejt. Na i kursenin dënglat se po luftohet korrupsioni në këtë vend. Shqiptarët kanë në dorë të çrënjosin palacot politiket. Duhet të shkojnë për skrap të gjithë bashkë”.

 

Fraksion.com