Moti i keq; ARRSH: Qarkullim me zinxhirë në shumicën e akseve
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi mbi gjendjen e akseve rrugore gjatë orëve të mbrëmjes ku thekson se situata është vështirësuar si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve shoqëruar edhe me erëra të forta.
“Në rajonin verior, në qarkun e Dibrës në akset rrugore Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis 15-20 cm borë, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë. Në rajonin qendror qarkullohen me zinxhirë në akset Krujë-Sari Salltik, Laç-Milot, si dhe në segmentet e Dajtit. Në Ibë rruga ishte e bllokuar si pasojë e një aksidenti rrugor. Dhe sapo u hap me një kalim lëvizjeje”, informon ARRSH.
ARRSH bën të ditur se, “ në rajonin jugor qarkullohet normalisht pa zinxhirë, me goma dimërore si në Dardhë, në Voskopojë edhe në Qafën e Qarrit. Vijon të punohet në Qafë Thanë me 4 borëpastruese, si pasojë e borës me intensitet të lartë që bie”.
Gjithashtu ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të mos bëhen pengesë për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës”, apelon ARRSH.
Fraksion.com