Balluku: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare
“Automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë pas orës 20:00 të ditës së sotme deri të hënën në akset kombëtare “, deklaron Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Ministrja Balluku ka inspektuar mbrëmjen e sotme punën që po bëhet për mbajtjen të hapur të aksit rrugor Hani i Hotit-Shkodër, që për shkak dhe të dëborës dhe erës së fortë kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Ministrja Balluku deklaron se Policia e Shtetit nuk do të lejoj qarkullimin në akset ku ka rënë dëborë pa zinxhirë. Ajo bëri me dije se edhe për mjetet e tonazhit të rëndë do të ketë kufizime.
“Ndodhemi në aksin nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës. Nuk do të lejohet kalimi pa zinxhirë i automjeteve. Situata është e vështirë për shkak të borës dhe erës. I bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve të mos bëjnë lëvizje kur nuk është e nevojshme dhe gjithnjë me zinxhirë ose goma dimri. Situata është ekstreme. Është një situatë e tillë që nuk përballohet lehtë. Ndërkohë duke nisur nga sonte në ora 20:00 do ndalohet kalimi i automjeteve të rënda që bllokojnë dhe borëpastrueset, deri të hënën në në orën 20:00 nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare automjetet e tonazhit të rëndë”,- tha Balluku.
Fraksion.com