AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama poston videon nga Tropoja: Më shumë do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë

Programi Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka bërë që shumë qytete të dalin nga “korniza” e tyre e vjetër dhe të transformohen rrënjësisht duke krijuar një impakt pozitiv në ekonominë e vendit.

Në kuadër të këtij programi, kantieri i investimeve të qeverisë transformuan edhe Bashkinë e Tropojës me projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje se si ishte qendra e Bajram Currit para këtyre investimeve dhe premtimin e mbajtur për qytetarët në veri të vendit.

“Ne do të bëjmë për Tropojën në 4 vitet e ardhshme çfarë nuk keni parë në 40 vjet. T’I japim Tropojës mundësinë të shfrytëzojë pasurinë e jashtëzakonshme natyrore”, është shprehur Rama.

Tashmë vetë investimet e kryera, janë dëshmi e mbajtës së këtij premtimi,

“MIRËMËNGJES, dhe duke iu kujtuar që Tropoja është në Veri atyre që shkruajnë këtu se kurrgjë nuk është bërë për Veriun, si edhe duke ju thënë të gjithëve se shumë më shumë duhet e do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama ndërsa përcjell pamje nga transformimi i Tropojës.

Në Bajram Curri janë bërë disa investime të rëndësishme, duke e bërë një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Investime janë bërë edhe në infrastrukturën rrugore duke lidhur zona të rëndësishme turistike të rrethit.

Projekte infrastrukturore, rijetëzuan hapësirat publike, ndërsa u rikonstruktuan rrugë me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e komunitetit të zones, por edhe lehtësi për turistët që e vizitojnë.

Me një vlerë prej 150 milionë lekësh, u transformua shëtitorja e qytetit të Bajram Currit. Sipërfaqja prej 30.000 m2, në kuadër të këtij investimi u tjetërsua nga një parkim me gropa e baltë, në një hapësire urbane europiane, deri më sot të munguar për banorët e saj.

Një tjetër projekt i rëndësishëm ishte edhe për rikonstruksionin e rrugës Bajram Curri – Cernicë, me gjatësi 3.7 kilometra dhe vlerë investimi 42 milionë lekë,  cili ishte lënë në harresë që prej viteve ’80-të, kur janë bërë edhe ndërhyrjet e fundit.  Ky segment rrugor lidh qytetin e Bajram Currit me rrugën nacionale dhe është shumë i rëndësishmen për qarkullimin e automjeteve në një rrugë më të shkurtër se ajo ekzistuese. Në kuadër të këtij projekti u zgjerua rruga dhe rindërtimi I të gjithë shtresëzimit, i cili ishte plotësisht i shkatërruar.

Investime janë bërë gjithashtu edhe në ujësjellësa, pasi Tropoja ka pasuri të shumta natyrore.

Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, në një sipërfaqe prej 4180 m2, me një investim prej 800 mijë euro, plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’ju shërbyer në çdo kohë turistëve vendas dhe të huaj të cilët vizitojnë Valbonën.

Qendra e turizmit në Valbonë, e rikonceptuar si një qendër multifuksionale, ofron akomodim, informacion për vizitorët, hapësira për zyra, për nisma të reja turistike, etj.

 

Fraksion.com