Ndihmësit e Bidenit shqyrtojnë mundësitë për mbyllje të burgut Guantanamo
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka nisur një rishikim zyrtar për të ardhmen e burgut ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, me qëllim të rikthimit të përpjekjeve për të mbyllur këtë objekt kontrovers, ka thënë të premten një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Ndihmësit e përfshirë në diskutimet e brendshme janë duke konsideruar mundësinë e një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në javët apo muajt e ardhshëm, kanë thënë dy zyrtarë të afërt me këtë çështje për agjencinë e lajmeve, Reuters, duke dhënë shenja se do të ketë përpjekje për të larguar atë që mbrojtësit e të drejtave të njeriut, e cilësojnë njollë në imazhin global të Shteteve të Bashkuara.
“Ne jemi duke nisur një proces në Këshillin për Siguri Kombëtare për të analizuar trashëgiminë e lënë nga administratat e kaluara, dhe në linjë me administratën Biden për të mbyllur Guantanamon”, ka thënë zëdhënësja e këtij Këshilli, Emily Horne për Reuters.
Megjithatë, kjo iniciativë nuk pritet të mbyllë këtë objekt shumë shpejt.
I krijuar për të dërguar të dyshuarit e jashtëm pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, ky objekt është simbol i praktikave të ashpra të trajtimit të të burgosurve në kuadër të luftës së SHBA-së ndaj terrorizimit.
Ndikimi i menjëhershëm mund të jetë që të krijohet në formë e mbylljes së këtij burgu, siç pati vendosur ish-presidenti amerikan, Barack Obama, politikë e kthyer mbrapsht nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump.
Aktualisht në këtë burg janë 40 persona, shumica prej të cilëve mbahen aty për dy dekada, pa u akuzuar apo gjykuar.
Fraksion.com