Ambasadorja Yuri Kim infektohet me covid: Do të qëndroj e izoluar në shtëpi
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është prekur nga Covid 19.
Përmes një postimi në Twitter ajo ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive pas testit të bërë së fundmi.
“Miq më lejoni t’ju njoftoj se kam rezultuar pozitive me COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj”, shkruan Kim.
Dalja e saj e fundit për mediat ishte në Portin e Durrësit, megjithatë, ajo është treguar shumë e kujdesshme, duke mbajtur maskë.
Fraksion.com