Reshje shiu intensive dhe ulje temperaturash; Parashikimi i motit, e enjte 11 shkurt 2021
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët.
Parashikohet reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Parashikohet intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën veriore dhe bregdetare.
Në orët e pasdites, reshjet e shiut do të humbin intensitet me shi të dobët e të përkohshëm. Borë në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi 3-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/12 | re shi |
| Kukës | 7/9 | re shi |
| Lezhë | 9/12 | re shi |
| Dibër | 5/8 | re shi borë |
| Durrës | 8/13 | re shi |
| Tiranë | 10/13 | re shi |
| Elbasan | 9/13 | re shi |
| Berat | 9/14 | re shi |
| Vlorë | 10/14 | re shi |
| Korçë | 5/7 | re shi borë |
| Gjirokastër | 7/10 | re shi |
| Sarandë | 9/14 | re shi |
Fraksion.com

