AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kartolinë nga Puka për të gjithë ata që më shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri

“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nga Puka për të gjithë ata që më shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi sot Kryeministri Edi Rama.
Rama publikoi sot një video me pamje se si ishte Puka përpara dhe si u transformua nga investimet e shumta të qeverisë.
Qyeti i Pukës është shndërruar në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.
Më herët kryeministri Rama është shprehur se “nuk ju premtoj që për 4 vjet Puka do të bëhet si New York, por ju siguroj se pas 4 vjetësh dy liqenet e mrekullueshëm nuk do jenë gropa ujërash të zeza”.

Puka, 145 km nga Tirana, është kthyer në qendër atraksioni turistik, pas investimeve të kryera nga qeveria shqiptare në qytetin verior. Ky qytet mbetet i preferuari i  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.

 

Fraksion.com