“Po lironte një tjetër të dënuar tjetër”; Policia kontrolle në shtëpinë e gjyqtares Enkelejda Hoxha në Tiranë
Policia e Tiranës ka shkuar për kontroll edhe tek shtëpia që ka në pronësi gjyqtarja Enkelejda Hoxha në zonën e Komunës së Parisit në rrugën “Medar Shtylla”.
Gjyqtarja Hoxha është mes 10 personave të arrestuar nga operacioni i SPAK pas hetimeve disa mujore për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.
Gjyqtares Enkelejda Hoxha, iu vunë prangat sot teksa ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër.
Hoxha do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar Petani.
Mes të arrestuarve është edhe një pjesë e stafit të Gjykatës së Krujës, dhe mjekë, pasi këto të fundit lëshonin raporte fiktive shëndetësore për të dënuarit, në rastin konkret të Petanit.
Operacioni është kryer ditën e sotme! Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjijime që inkriminon të arrestuarit.
Fraksion.com