AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndihmë të prekshme dhe të shpejtë”; Kryemadhi: Në prill çojeni Ramën në shtëpi, nuk pritet deri në 2030-ën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje për qytetarët, të cilëve u kërkon që më 25 prill të mos e votojnë kryeministrin Edi Rama.

Këtë, Kryemadhi thotë se duhet ta bëjnë pasi sot në vendin tonë ka më pak punë dhe më shumë emigracion, ndërsa shtoi se gjerat sipas saj po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Duke iu referuar dhe programit të PS për zgjedhjet, të cilin Rama e ka quajtur prespektivë të 2030-ës, Kryemadhashi shkruan se qytetarët nuk mund të presin deri në 2030-ën për të marrë ndihmë.

“Në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij, për të qeverisur si të dinte më mirë ai. Sot ka më pak punë, më shumë  emigracion dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë”, shkruan ajo.

Më herët Rama është shprehur se “deri në 2030-n PS-në do kemi në pushtet me ose pa të”.

 

Fraksion.com