AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndihmë juridike falas”; Gjonaj: Do ta shtrijmë këtë shërbim në të gjithë territorin

Shtrirja e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, është objektiv kryesorë i Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj,  ka inspektuar këtë të enjte në mëngjes, Drejtorinë e Përgjithshme të Ndihmës Juridike Falas.

Gjonaj, gjatë inspektimit është njohur dhe me veprimtarinë këtij institucioni që është krijuar si rrjedhim i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi.

Inspektova Drejtorinë e Përgjithshme të Ndihmës Juridike Falas në Tiranë për të marrë në analizë veprimtarinë këtij institucioni që është krijuar si rrjedhim i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi”,- bënë të ditur Gjonaj.

“Qëllimi ynë konkretizohet në disa objektiva kyçe që aktualisht janë duke u ndjekur nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas si: Shtrirja e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Mbikëqyrja e cilësisë së shërbimit të ofruar dhe forcimi i kapaciteteve përmes zhvillimit të trajnimeve fillestare dhe të vazhdueshme për të gjithë ofruesit e shërbimit”,- sqaron Kreu i Ministrisë së Drejtësisë.

“Zhvillimi i aktiviteteve promovuese mbi sistemin e ndihmës juridike falas dhe edukimin ligjor të publikut. Forcimi i urave të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare; aktorët e shoqërisë civile; institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe pushtetin gjyqësor në kuadër të zhvillimit të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti. Konstatimi i arritjeve, problematikave dhe nevojave në këtë fushë me qëllim hartimin e politikave të mëtesjme në këtë kuadër”,- përfundon Gjonaj.

 

Fraksion.com