AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Balluku: Brenda vitit 2021, 200 zona rurale dhe 55 zona urbane të furnizuara me ujë të pijshëm 24 orë

Brenda vitit 2021, objektivi i qeverisë është të ketë 200 zona rurale dhe 55 zona urbane të furnizuara me ujë të pijshëm 24 orë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një interpelance me qytetarët e Kukësit të interesuar mbi zgjidhjen e problematikës për ujësjellësin theksoi se qeveria që prej vitit 2014, ka nisur një strategji investimesh për të përmirësuar sistemin e ujit të pijshëm.

Sipas saj, sot janë 200 kantiere të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe brenda vitit 2021, objektivi i qeverisë është të ketë 200 zona rurale dhe 55 zona urbane të furnizuara me ujë të pijshëm 24 orë.

“Në vitin 2013 kur qeveria Rama nisi punën e kemi gjetur Shqipërinë vetëm me një zonë, e cila kishte uji të pijshëm 24 orë, ndërkohë e gjithë pjesa tjetër e vendit, ndodhej në një situatë, ku në rubinetat edhe në qendër të Tiranës dhe në fshatrat më të largëta, uji vinte radhë e më radhë. Këto skena nuk i përkisnin një vendi europianë në vitin 2013”,- tha Balluku.

“Duhet theksuar se furnizimi me uji të pijshëm 24 orë, dhe jo vetëm uji të pijshëm, por edhe ujë cilësor, padyshim është e ditur që është një nga pesë strategjitë bazë të kësaj qeverie. Duhet thënë dhe theksuar se në kuadër të kësaj strategjie, që prej vitit 2014 kemi nisur dhe jemi duke vijuar deri më sot, të studiojmë dhe të kemi një plan të mirëfilltë të masave dhe projekteve në të gjithë vendin”,- shtoi Balluku.

“Sot kemi 200 kantiere të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe objektivi është të kemi uji të pijshëm 24 orë në 55 zona urbane dhe 200 zona rurale brenda vitit 2021. Për të arritur këtë, kemi ngritur nga fillimi rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit, apo të rehabilitojmë depot që kemi trashëguar, ku siç kemi parë, ka patur raste që ka ujësjellësa të parehabilituar që prej vitit 1980. Në këto raste na është dashur të bëjmë një investim nga e para”,- nënvizon Balluku.

 

Fraksion.com