AktualitetRajoniTë fundit

Arrestohet baristja 40 vjeçare shqiptare në Itali; Tregtonte kokainë së bashku me kafetë

Kokainë e gatshme së bashku me kafe dhe sandviçë,  kjo ishte mënyra që baristja 40-vjeçare me origjinë shqiptare në Monza, kishte përdorur gjatë pandemisë.

Sipas hetimeve paraprake 40 vjeçarja kishte një rreth klientësh besnikë të cilëve u shiste kokainë së bashku me porositë, të gjithë me rezervim telefonik, duke përfituar nga mënyra e porositjes online për shkak të pandemisë .

Kur karabinierët mbërritën në klubin e saj, ata gjetën dhjetë doza pluhur të bardhë të fshehur pas banakut. Në një dhomë të shërbimeve ajo kishte fshehur rreth dy kilogramë si dhe 5 mijë euro para të gatshme.

Në fund të operacionit baristja shqiptare u transferua në Burgun e Monzas në pritje të masës së dënimit i cili do të ndodhte në ditët në vijim.

 

Fraksion.com