AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet e 25 prillit; Basha takohet me Fatmir Mediun në selinë e PD-së: Ende s’ka marrëveshje

Edhe pas një takimi rreth një orë në selinë blu, mes kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut dhe kryedemokratit Lulzim Basha nuk është arritur një marrëveshje. Edhe pse diskutimet mes tyre dhe grupi negociator vijon prej një kohe të gjatë ende nuk po gjejnë dakordësinë.

Pas takimit, Mediu tha se PD dhe PR janë dakot në parim që të dalin me një program dhe si opozitë e bashkuar, por duket se negociatat mes republikanëve dhe demokratëve kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore dhe pozicionimi i tyre.

Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton, ndërsa është shprehur se nuk kërkon nga PD-ja pazare, por një koalicion që t’i japin fund pushtetit të Ramës dhe pesha e PR të vlerësohet për atë që është në çdo qark të vendit.

“Kemi mirëkuptimin që duhet të dalim si opozitë e bashkuar edhe në program dhe në mënyrën si do të qeverisim. Në marrëveshje duhet të përfshijnë njerëz dhe parti politike që të maksimilizojmë votën për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Pastaj se ku janë zonat dhe si do të funksionojë janë pjesë e një diskutimi që do të vazhdojë. Unë jam i gatshëm të kandidojë kudo, por ende nuk  kemi përcaktuar vendim tim dhe të askujt tjetër, por në raport me peshën elektorale do të përcaktohen edhe figurat në emër të PR, të koalicionit apo PD. Nuk ka mandate ka vetëm kontribute dhe konkurrim, nuk ka vende të sigurta por duhet të jenë pjesë e vlerësimit të kontributeve zgjedhore, PR ka peshën e saj në çdo qark çështja është se si votat tona të jenë vota pozitive në mandate të opozitës qofshin të PD apo PR”, tha Mediu.perditesim..

Nuk dihet nëse PD dhe PR do të arrijnë në një marrëveshje me vonë, por nga ana e Fatmir Mediut nuk kanë munguar ‘kërcënimet’ gjatë deklaratave të mëparshme në media se nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me Lulzim Bashën do të garojnë të vetëm më 25 prill.

Nga ana tjetër Basha i ka mbyllur marrëveshjet me disa nga aleatët e tjerë duke u premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard  Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehitdhe Shpëtim Idrizit në Tiranë. Marrëveshja me Shpëtim Idrizin e PDIU-së u arrit ditën e sotme.

 

Fraksion.com