AktualitetPolitikëTë fundit

Tom Doshi ‘injoron’ thirrjen pë mos kandidim; Depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 prillit

Deputeti Tom Doshi ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mësohet se kërkesa u depozitua në protokollin e KQZ pasditen e djeshme.

Kërkesa mban firmën e Tom Doshit  si kryetar, ndërsa kjo vjen në një kohë ku ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bëri një apel për kandidatë të pastër. Ajo solli në vëmendje pikërisht rastin e Tom Doshit, të cilit i është refuzuar viza amerikane duke e akuzuar për korrupsion, duke thënë se Shqipëria meriton kandidatë më të mirë.

Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim.

Kujtojmë se  PSD e cila drejtohet nga Tom Doshi ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara komisionerët në Shkodër dhe Tiranë. Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.

Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.

PARTITË QË KËRKOJNË TË REGJISTROHEN NË KQZ

Partia Demokratike
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Republikane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Aleanca Demokristiane
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimiki Demokrat
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja e Re
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Komuniste
Partia Social Demokrate (PSD)

 

Fraksion.com