AktualitetTë fundit

Sot në mbrëmje nisin reshjet intensive; KESH përgjysmon shkarkimet e Hec Vau Dejës në 500 m3/s

Gjatë orëve të mbrëmjet dhe ditën e nesërme priten reshje intensive shiu në verilindje të vendit dhe KESH ka përgjysmuar shkarkimet nga portat e HEC Vau Dejës.

Ndërsa parashikohet rritje e ndjeshme e nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna, KESH ka përgjysmuar shkarkimet nga 700 m3/s në 500 m3/s në HEC Vau Dejës.

Deri tani, prurjet natyrore në kaskadë janë 1447 m3/s. Sa i përket shkarkimit nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë:

* Hec Fierzë – 490 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Koman – 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Vau Dejës – 412 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga port-at

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 291.29 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)

* Hec Koman 170.73 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)

* Hec Vau i Dejës 72.96 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 5,650 Mwh (ditor)

* Hec Koman, 12,449 Mwh (ditor)

* Hec Vau Dejës, 4,320 Mwh (ditor)

 

Fraksion.com