“Ska kohë për pushim”; Rama: Drejt finalizimit të vizionit “Shqipëria 2030”
Partia Socialiste është drejt finalizimit të vizionit Shqipëria 2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2025.
Lajmi bëhet i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një foto nga mbledhja e grupit të punës në Partinë Socialiste për këto dy programe.
Programi i PS-së do të jetë i shtrirë në kohë, për një Shqipëri të vitit 2030 ndërsa slogani është “S’ka kohë për pushim”.
“Drejt finalizimit të Vizionit Shqipëria 2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2025”, shprehet Kryeministri Rama.
Fraksion.com