Planet e administratës Biden për të rritur numrin e refugjatëve në SHBA
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit pritet të takohen këtë javë me ligjvënësit kryesorë për një konsultim zyrtar si pjesë e procesit për të vendosur numrit e refugjatëve që do të pranohen në vend. Lajmi u konfirmua nga tre zyrtarë që kanë informacion mbi këto takime.
Sipas plani të zotit Biden do të krijohen qendra për 22,000 refugjatë nga Afrika, 13,000 nga Azia Jugore, 6,000 nga Azia Lindore, 5,000 nga Amerika Latine dhe Karaibet dhe 4,000 nga Evropa dhe Azia Qendrore. Gjithashtu do të jenë në dispozicion edhe 12,500 vende të tjera.
Në propozimin që Presidenti Biden kërkon t’i paraqesë Kongresit, ai argumenton se zgjerimi këtë vit është i nevojshëm pjesërisht për të sistemuar ata refugjatë që vijnë nga më shumë se një 12 vende ku situata humanitare po përkeqësohet. Qëndrimi i presidentit është në kontrast të fortë me qasjen e zotit Trump ndaj refugjatëve duke i cilësuar ata si një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe barrë ekonomike.
Më 4 shkurt zoti Biden tha se ai synon të rrisë pranimet vjetore të refugjatëve në 125,000, gjatë vitit të ardhshëm fiskal, i cili fillon më 1 tetor të vitit 2021.
Numri i refugjatëve të pranuar në vend është ngadalësuar ndjeshëm mes kufizimeve të administratës Trump dhe pandemisë së koronavirusit.
Sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit nga 1 tetor deri më 5 shkurt, Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë të drejtën për t’u sistemuar në SHBA vetëm 1,501 refugjatëve, nga disa vende të ndryshme.
Gjendja e refugjatëve
Plani i zotit Biden përmend në mënyrë specifike gjendjen e refugjatëve nga më shumë se 12 vende, përfshirë Sirinë, ku thotë se “forcat e regjimit kanë zhvendosur me forcë, përdhunuar, lënë të uritur e masakruar civilë”.
Gati 12,600 refugjatë sirianë u lejuan të hynë në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit fiskal 2016, viti i fundit i plotë nën ish-Presidentin Barack Obama. Pranimet e refugjatëve siriane ra gjatë administratës Trump në rreth 500, gjatë vitit fiskal 2020.
Në propozimin e zotit Biden përmenden dhe refugjatë që vijnë nga të tjera vende sikurse ata nga Republika Demokratike e Kongos, pakica myslimane Rohingya e Mianmarit, myslimanët ujgurë të Kinës dhe banorët e Hong Kongut. Në hemisferën perëndimore, plani përmend refugjatët nga Venezuela, Guatemala, El Salvadori, Hondurasi dhe Nikaragua, krahas të tjera vendeve.
Propozimi i zotit Biden thotë se rritja e pranimeve mund të garantojë siguri për ata refugjatë të cilët përballen me një kërcënim në rritje si pasojë e dhunës me bazë gjinore, për shkak të izolimit dhe problemeve ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit./VOA
Fraksion.com