AktualitetRajoniTë fundit

Vrau prostitutën me të cilën kishte lidhje prej 20 vitesh; Shqiptari u largua me qetësi nga skena e krimit

Alfred Kipe është 42-vjeçari shqiptar që akuzohet se vrau bashkëjetuesen e tij, Luljeta Heshta, 47 vjece në Itali.

Ajo ndërroi jetë mesditën e së dielës në zonën e njohur si ‘Pedriano di San Giuliano Milanese’, ku u qëllua me thikë dy herë në shpinë dhe tre herë në këmbë. Viktima, e cila kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe nuk kishte probleme me ligjin, thuhet se punonte si prostitutë.

Dyshohet se tragjedia ndodhi për shkak të xhelozisë ndërsa të dy kishin të paktën 20 vite që kishin lidhje me njëri-tjetrin. Vrasja u krye pak pas orës 13:30 në rrethrrotullimin e Binasca, një vend i frekuentuar, në të cilin Luljeta gjithashtu kishte zgjedhur të prostituonte. U deshën 12 orë për të mbyllur rrethin e hetimeve.

Kipe, i cili është i pa punë, mbërriti nga Milano në vendin e krimit duke përdorur transportin publik në orën 13:30, ndoqi gruan dhe e masakroi atë me një thikë (ndoshta një thikë kuzhine, por arma është gjetur ende).

Pasditen e së dielës, Alfred Kipe ishte në gjendje të dehur kur u ndalua nga karabinierët e San Donato në shtëpinë e tij në Milano. Në orën 01.30 të mëngjesit të hënën, 42-vjeçari përfundoi në burgun e San Vittore me akuzat e vrasjes.

Disa dëshmitarë e filmuan menjëherë pas ngjarjes dhe duket një burrë me një kapelë të zezë në kokë, një xhaketë me të njëjtën ngjyrë dhe atlete të kuqe. Prokuroria po vijon hetimet për këtë ngjarje, shkruajnë mediat italiane.

Në realitet, grindjet mes të dyve ishin të shpeshta, siç e pranoi edhe vetë Alfred Kipe gjatë marrjes në pyetje. Dyshohet se gruaja i kishte kërkuar që të ndaheshin dhe kjo mund të ketë shkaktuar ngjarjen tragjike.

 

Fraksion.com