AktualitetPolitikëTë fundit

Skandali i Tires; Rama: Arrestimet janë një mesazh i qartë; Autonomi të spitaleve, mjekët do paguhen me orë pune

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference live me gazetarët,  është ndalur tek arrestimet e bëra në radhët e bluzave të bardha pas rastit të sanitares Tire, ku mashtronte dhe merrte para nga qytetarët për tu kujdesur për pacientët me covid.

Rama e ka quajtur një rast skandaloz por edhe domethënëse duke shtuar se është një lajm i mirë arrestimi i tyre dhe rruga drejt pastrimit të kësaj pjese të vogël që është aktuale në sistemin Shëndetësor.

Rama më tej është ndalur tek reforma në sistemin Shëndetësor duke thënë se autonomia e do të luftojë korrupsionin. Kryeministri ka theksuar se plani është gati. E gjitha është te autonomia e spitaleve, duke marrë shembull Turqinë.

Kreu i qeverisë tha se mjekët do të paguhen në bazë të orëve të punës që bëjnë, operacioneve apo ekzaminimeve dhe jo uniformë të gjithë si në kooperativë, dhe paratë do i menaxhojë vetë spitali. Kjo do të bëjë, shtoi Rama,  që pasi përfundojnë 8 orarëshin ‘të mos turren’ te privati siç ndodh aktualisht, por të punojnë në shtet dhe për këtë punë do të paguhen.

Ky model, tha Rama, do të nisë me spitalin rajonal të Fierit, për t’u shtrirë në të gjithë sistemin e shëndetësisë.

Rama: Dua të ndalem në kuadrin e hetimeve të thelluar që nisën pas denoncimit publik të një zonje përmes një emisioni investigative. Është lajm shumë i mirë se është mesazh i qartë në radhë të parë për qytetarët që nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë përfshirë edhe mediat. Rast skandaloz. Mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është pakicë e vogël por mjaft për të ndotur pastërtinë e bluzave të bardha. Rrugën e  transformimit jo vetëm të kushteve por edhe performancës. Patjetër mesazh i qartë edhe për të ardhmen. Reformë që e kemi nisur dhe kemi një bazë solide për të pasur autonomi spitalore. Të motivimit të mëtejshëm të mjekëve në bazë të kartës së performancës së tyre. Edhe të shpërblimit të mjekëve dhe natyrisht të kalimit në tërësi në një fazë ku bazuar në model më të mira. Në spitalin e Fierit do të bëjë transferimin brenda të gjithë rrjetit të spitaleve tona. Bazuar në Turqi. Ku ka një darje të qartë mes administrimit dhe të logjistikës me burimet njerëzore. Ku vlerësimi i performancës sjellë edhe masën e shpërblimit të tyre. Historia e vjetër me dy stacion një në publik një në privat merr fund. Është e ndaluar por edhe e panevojshme. Mjekët mund të marrin rroga shumë më të larta se kto që marrin sot në bazë të shërbimit që marrin sot. Ky projekt pilot është një burim i rëndësishëm info dhe dije edhe për ne. QSUT është mirë, por aty do fillojmë të hyjmë në fazën tjetër të formës dhenia autonomi dhe mundësi për mjekët.

 

Fraksion.com