Parashikimi i motit, e martë 9 shkurt 2021
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se, vendi ynë sot do të ndikohet përsëri nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar, me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën bregdetare dhe qendrore, kryesisht në mbrëmje.
Parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike, parashikohet në pjesën veriore dhe bregdetin perëndimor nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Pas orëve të pasdites, reshjet do të humbasin intensitetin dhe bëhen përsëri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Parashikohet borë në majat e maleve në veri e verilindje.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0-3.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/11 | re shi |
| Kukës | 6/10 | re shi |
| Lezhë | 7/11 | re shi |
| Dibër | 4/8 | re shi |
| Durrës | 9/14 | re shi |
| Tiranë | 8/14 | re shi |
| Elbasan | 6/11 | re shi |
| Berat | 7/11 | re shi |
| Vlorë | 10/15 | re shi |
| Korçë | 4/8 | re shi |
| Gjirokastër | 7/12 | re shi |
| Sarandë | 10/14 | re shi |
Fraksion.com

