AktualitetKosovaTë fundit

Në Kosovë, 1 mijë e 526 të vdekur nga COVID-19

Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 62 mijë e 548 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa janë 1 mijë e 526 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) nga ky virus kanë arritur që të shërohen 54 mijë e 231 persona.

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Në raportin e fundit të IKShPK-së tregohet se në Komunën e Prishtinës janë shënuar 120 raste pozitive, ndërsa në Prizren janë shënuar 25 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj”, tregojnë të dhënat e fundit të IKShPK-së.

 

Fraksion.com