AktualitetTë fundit

KPA shkarkon prokurorin Eugen Beci, shtyn seancën për Alaudin Malajn me 17 shkurt

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj dhe bëri me dije se ai i ka drejtuar Kolegjit një kërkesë me shkrim, të shoqëruar me një raport mjekësor, ku kërkon shtyrjen e seancës për pamundësi objektive për arsye shëndetësore.

Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 17.02.2021, ora 13:00.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 15.09.2020 se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Alaudin Malaj, është ndërprerë. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Po ashtu, KPA la sot në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci nga KPK.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, e shpalljes së vendimit për subjektit të rivlerësimit Eugen Beci, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese pasi analizoi provat dhe faktet la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj Becit.

Ish-prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 26 qershor të vitit 2019 pasi ai rezultoi se ai nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Fraksion.com