AktualitetTë fundit

Infektohet me COVID ministri Niko Peleshi, karantinohet në banesë: Kam simptoma të lehta

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije ministri Peleshi i cili shkruan se më gjithë kujdesin që ka treguar, dje ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Peleshi bën me dije se fatmirësisht ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar në banesë.

‘Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.

Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.’- shkruan Peleshi.

 

Fraksion.com