“Gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”; Reagon Basha: Me piperin ishte në rregull domethënë?
Batuta në distancë mes kreut të opozitës dhe kryeministrit. Lulzim Basha ka bërë një koment të shkurtër pas ironisë së kryeministrit Rama lidhur me videon e publikuar nga bashkëshortja e kreut të PD, ku ky i fundit shfaqej duke gatuar në kuzhinë.
Rama tha se duhet admiruar një njeri që gatuan me këpucë, ndërsa Basha iu kthye me batutën: “Me piperin ishte në rregull domethënë?”.
Pyetje: Kryeministri në ditën e sotme ironiozoi edhe një video që bashkëshortja juaj ka publikuar disa ditë më parë, duke deklaruar se është për tu admiruar që një njeri gatuan me këpucë të shtunën mbrëma. Ke një koment?
Basha: Me piperin ishte në rregull domethënë?!
Më herët kryeministri Rama gjatë një daljeje për mediat tha: “Për sa i përket pyetjes që më bëre për Lulin nuk dua të bëj koment. Por meqe ma kërkon mendoj që është sinqerisht për tu admiruar një njeri që gatuan me këpucë. Faleminderit! Dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma, se kjo bën diferencën. Një njëri që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma, kjo bën diferencë”.
Në videon e publikuar në “Instagram” nga Aurela Basha, shfaqet një anë tjetër e kreut të opozitës, larg asaj që jemi mësuar të shohim. Bashkëshortja e tij e ka filmuar duke gatuar në kuzhinë, ndërsa Basha i ka kërkuar që mos ta hedhë në rrjetin social Instagram.
Fraksion.com