AktualitetBota+Të fundit

Erdogn: Programi hapësinor i Turqisë do të çojë vendin në ligën më të lartë në garën globale hapësinore

Presidenti turk, Recep Tayyp Erdoğan, ka deklaruar se programi kombëtar hapësinor i Turqisë do të çojë vendin në ligën më të lartë në garën globale hapësinore, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk theksoi se vendi i tij po hap derën e civilizimit të tij drejt “udhëtimit qiellor që për shekuj në botë hapi derën e drejtësisë, moralit dhe paqes”.

Sipas tij, Turqia do të garantojë sigurinë e plotë të informacionit të marrë nga satelitët me softuerin e inxhinierëve turq. Ai po ashtu theksoi se Turqia do të mbledhë aktivitete të prodhimit satelitor nën një kompani të vetme autoktone

“Turqia synon të vendosë sistem rajonal të pozicionimit nën programin e saj kombëtar hapësinor. Në kuadër të programit kombëtar, Turqia synon të rrisë konkurrencën e saj në hapësirë duke investuar në motin hapësinor dhe meteorologjinë”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Ai shtoi se vendi do të rrisë efikasitetin në drejtim të vëzhgimeve astronomike dhe ndjekjes së objekteve hapësinore nga Toka.

“Turqia do të themelojë Rajonin e Zhvillimit të Teknologjisë Hapësinore (për të mirëpritur investitorët vendas dhe të huaj), si dhe do të zhvillojë burime njerëzore efektive dhe kompetente në fushën e hapësirës nën programin e sapo zbuluar”, u shpreh Erdoğan.

 

Fraksion.com