Bill Gates, bën parashikimin e frikshëm; Dy katastrofa prekin botën, pas përfundimit të pandemisë së COVID
Biznesmeni amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka hënë alarmin se dy katastrofa të tjera, mund të prekin të gjithë botën, pas përfundimit të pandemisë së COVID-19.
Kujtojmë që Gates, që në vitin 2015, kishte parashikuar shpërthimin pandemisë së COVID-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri. Gates bëri parashikimin e mësipërm menjëherë pas shpërthimit të Ebola në Afrikën Perëndimore në 2014.
Gates i ka thënë Derek Mueller, i cili drejton kanalin e njohur YouTube Veritasium, se “ndryshimi i klimës” dhe “bioterrorizmi” janë dy katastrofa për të cilat njerëzimi nuk është i përgatitur.
Duke folur për bioterrorizmin, Gates tha se një person tani mund të krijojë lehtësisht një virus vdekjeprurës dhe ka më shumë të ngjarë të ekspozohet ndaj viruseve të tilla sesa ndaj epidemive që ndodhin natyrshëm siç është COVID-19.
Ai gjithashtu vuri në dukje se nëse ndodh një katastrofë si kjo, qeniet njerëzore do të mbajnë zi për një numër humbjesh, më të mëdha se pandemia aktuale.
Sa i përket pandemisë, ai tha:“Sëmundjet e frymëmarrjes janë shumë më të frikshme, sepse ende jeni duke ecur, duke hipur në aeroplan, në autobus, kur jeni të infektuar. Ndryshe nga disa sëmundje të tjera, si Ebola, ju jeni kryesisht në një shtrat spitali kur ngarkesa virale infekton njerëzit e tjerë”.
“Njerëzit nuk janë të përgatitur të merren me një sëmundje, një grip shumë ngjitës, për shembull, që infekton një numër të madh njerëzish shumë shpejt”, përfundoi Gates.
Fraksion.com