Basha: Berisha mund të kandidojë ku të dojë, është një aset i PD-së dhe vlerë e demokracisë
“Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike”- kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një instervistë për Ora News, kur u pyet në lidhje me pozicionin e ish-kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit dhe në cilin qytet do kandidonte.
Basha: Unë e kam bërë të qartë që është në dorën e z. Berisha për të kandiduar dhe mund të kandidojë ku të dojë. Ai është një vlerë dhe një aset i PD-së. Ai është vënë jo vetëm në shërbim të PD-së, por edhe demokracinë e interesit të shqiptarëve.
Unë jam kryetari i PD-së dhe kam nevojë për këdo që ka ofron ndihmë për një Shqipëri ndryshe, që nuk funksionon vetëm për një grup njerëzish. Ndjehem i privilegjuar dhe i nderuar nga vëmendje, këshilla dhe inkurajimi nga figurat e PD-së dhe shoqërisë civile në zgjidhjen e krizës më të rëndë që ka përjetuar vendi në 3 dekada.
Fraksion.com