AktualitetRajoniTë fundit

Athina futet në karantinë; Flet kryeministri grek: Nga Prilli do të jemi shumë më mirë

Rritja e numrit të infektimeve dhe qarkullimi i varianteve të reja të COVID-19, kanë detyruar autoritetet greke që të vendosin një pjesë të vendit në lockdawn.

Lidhur me zhvillimet e fundit ka folur dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se vendi i ka rezistuar në mënyrë efektive valës së tretë të koronavirusit. Kjo sipas tij është arritur me masat e ndërmarra, me qëllim që të “jenë gjithmonë një hap përpara virusit”.

“Sot, megjithatë, rreziku po rishfaqet. Ne e dimë që nga Prilli do të jemi shumë më mirë. Por tani duhet të parandalojmë rrezikun! Bazuar në të dhënat e reja, unë marr përgjegjësinë për masat shtesë për mbrojtjen e shëndetit publik. Kështu, nga pasnesër, e Enjte, deri më 28 Shkurt, do të ketë masa shtrënguese të shtuara në Athinë. Kjo do të thotë që mbyllen të gjitha format e shitjes me pakicë dhe tani e tutje të gjitha nivelet e arsimit do të funksionojnë në distancë . Përveç trajtimit të veçantë që do të vazhdojë me praninë fizike. Masat e reja do të specifikohen më tej nesër nga ata që janë përgjegjës”, tha kryeministri grek.

 

 

Sakaq, Autoritetet kanë vendosur që lockdawn-i të nis nesër nga ora 06:00 deri në 28 shkurt.

Po ashtu, mbyllen sërish në Athinë dhe zonën e gjerë të Atikës shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha kompanitë dhe dyqanet, përveç supermarketeve, njësitë ushqimore, farmacitë.

Ndërkohë, qarkullimi do lejohet vetëm për arsye madhore, me mesazh sms nga celulari për 6 lëvizje të caktuara, vizitë mjekësore, blerje ushqimesh, takime urgjente në sektorin publik, ndihmë urgjente ndaj njerëzve në nevojë, ceremoni mortore të familjarëve më të afërt dhe shëtitje me kafshët shtëpiake.

 

Fraksion.com