AktualitetBota+Të fundit

Shkëputjet akullnaja, 14 viktima në Indi

14  persona humbën jetën dhe 150 të tjerë figurojnë të zhdukur, pasi një pjesë e akullnajës në Himalaje ra në një lumë dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në veri të Indisë.

Ujërat hapën një digë dhe u derdhën nëpër një luginë në shtetin Utarakhand.

Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punonjës nga dy hidrocentrale në zonë.

Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë u dërguan në rajon për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Ekspertët po hetojnë incidentin që ndodhi të dielën, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shkëputjen e akullnajës.

Zyrtarët thonë se 25 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se po ndjek situatën në Utarakhand.

“Jam duke folur vazhdimisht me autoritetet dhe duke marrë informacione për punën e shpëtimit dhe operacionet e ndihmës”, tha Modi në një postim në Twitter të dielën.

Familjeve të viktimave iu dërguan ngushëllime  nga udhëheqësit nga e gjithë bota.

 

Fraksion.com