AktualitetTë fundit

Shkatërrohet ‘shtëpia e barit’ në Spanjë me 2 700 bimë kanabis; Mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar tetë persona me origjinë lituaneze, greke, shqiptare dhe spanjolle si pjesë e një grupi kriminal, siç raportojnë mediat spanjolle.

Ata akuzohen për vepra kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimet kanë ardhur në kuadër të operacionit “Dita e Gjelbër” , ku është çmontuar një plantacion kanabisi dhe janë sekuestruar 485 kilogramë kanabis (2,721 bimë) .

Të mbjellat ishin të vendosura në Castellón, Llíria dhe Burjassot , dhe në regjistrat agjentët verifikuan që bimët ishin në faza të ndryshme të maturimit për të garantuar furnizim të vazhdueshëm në treg. Për më tepër, sasi të ndryshme marijuane të gatshme për shpërndarje dhe konsum janë konfiskuar gjithashtu nga policia.

Në operacionin, i cili filloi vitin e kaluar, agjentët zbuluan një ndryshim në vendndodhjen e të të mbjellave me kanabis, duke shkuar nga zonat rurale dhe shtëpitë e vjetra të pabanuara në shtëpitë luksoze në qytete . Në këto lokacione, autorët e dyshuar bënë investime të konsiderueshme financiare që aktiviteti kriminal që po ndodhte në brendësi të bëhej i pakapshëm.

Shtëpitë e barit, grupi kriminal i ruante me armë dhe qen të egër, për të parandaluar që persona të panjohur të afroheshin në platacione.

Sistemi i kultivimit ishte i brendshëm dhe kishte të gjithë elementët e nevojshëm për të garantuar një korrje të përhershme për shitje të mëvonshme. Plantacionet ishin të pajisura me pajisje komplekse ndriçimi, nxjerrës për të hequr ajrin e ndenjur, filtrat e aromës, kohëmatës për të kontrolluar funksionimin e sistemit, stacionet e motit dhe termo-higrometrat për të matur temperaturën dhe lagështinë.

Po ashtu gjatë operacionit u konfiskuan dy makina pa targa që ishin vjedhur në Manises. Po ashtu një pistoletë, një armë gjahu, një hanxhar 50 centimetra, sisteme të mbikëqyrjes video infra të kuqe, 189 llamba, 148 sloops, 100 filtrues dhe 22 kondicionerë.

 

Fraksion.com