AktualitetPolitikëTë fundit

Programi i PD për mirëqenien sociale; Basha: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisjes sonë! Subvencionin 100% të interesave të kredisë për 20 mijë familje të reja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezanton ditën e sotme programin për mirëqenien sociale.

Basha ka bërë me dije se do të bëjë pjesë të qeverisë së tij persona me aftësi të kufizuar. Ai tha se ato do të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.

“Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar. Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë”, tha Basha.

Një tjetër angazhim, për të cilin Basha zotohet ta përmbushë pas 25 prillit është edhe subvencionim i plotë i interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja

“Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë. Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre”, tha Basha.

Më herët kryedemokrati Basha ka prezantuar planin për shëndetësinë, ekonominë dhe rininë.

 

Fraksion.com