“Po nëse fiton Rama?”; Meta: Më 25 prill do ketë Referendum, shumë herë më i madh se ai i nëntorit ‘95
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka dalë një deklaratë për mediat, ku është pyetur nga gazetarët rreth situatës politike në vend.
Meta ka thënë se me 25 Prill do të ketë Referendum për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Meta ka shtuar se më 25 prill do të fitojë e ardhmja europiane e Shqipërisë. Sipas tij kjo e fundit nuk mund të humbë.
Ndërkohë gjatë pyetjeve Presidenti e shmangte kryeministrin Rama duke mos e përmendur fare.
”25 prilli referendum”
E padiskutueshme, shumë herë më i madh se ai i nëntorit ‘95. Sepse pas 30 vjetësh është vendosur në pikëpyëtje e ardhmja europiane. Pas 30 vitesh jemi kaq pas, Serbisë, Malit të Zi. 15 vite më parë kemi qenë shumë më përpara. Më 25 prill duhen hequr pengesat kryesore të kësaj të ardhme.
Pa asnjë diskutim, Shqipëria s’ka pasur asnjë problem tjetër madhor përveç vendosjes së interesit kombëtar. Anëtarësimi në BE sa më parë.
Më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit. Këtu përmasat janë katastrofike. Këtë e ndjejnë sipërmarrësit, prindërti që kanë mbetur të vetmuar dhe natyrisht që 25 prilli është votë kundër shpopullimit. Prandaj do votojmë që të rrimë këtu. Pse të shkojnë të rinjtë e Korçës të punojnë në Maqedoni?
”Çështja e detit
Nuk kam asnjë koment përderisa kemi Kushetutë. Kemi një vendim të veçantë të Gjykatës për këtë çështje. Autorizimet janë dhënë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Çdo veprim individual nuk përfaqëson Republikën.
Çfarë ndodh nëse Rama fiton më 25 prill?
Si mund të humbë e ardhmja europiane e vendit.
Fraksion.com