Merr flakë nga shpejtësia, makina përfundon në parcelë
Një makinë ka marrë flakë sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Mbrostar” në Fier,ku po udhëtonin drejtuesi D. K. dhe dy pasagjerë.
Fatmirësisht askush nga ata nuk është dëmtuar. Personi që drejtonte mjetin ishte nga fshati Verri. Për shkak të shpejtësisë së lartë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në parcelat pranë saj, ndërsa më pas është përfshirë nga flakët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fraksion.com