AktualitetPolitikëTë fundit

“Më të prekurit me COVID, 25-34 vjeç”; Manastirliu: Kemi dyshime të arsyeshme se variantet e reja të COVID kanë ardhur Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka dyshime që variantet e reja të COVID kanë mbërritur në SHqipëri dhe për këtë ka dhënë disa argumente se si ka lindu ky dyshim.Këto variante të reja po prekin kryesisht të rinjtë, sqaroi Manastirliu, teksa shtoi se monstrat janë dërguar në Berlin për të pasur një konfirmim ose jo të këtij dyshimi.

“Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimit e varianteve të COVID, kemi raste të riinfektimeve, prekjes së të rinjve në masë,  dhe aspekteve të sinjaleve në laboratorin e virologjisë ku vlerësojnë se kemi të bëjmë me këto dyshime. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave”, tha Manastiliu.

Manastirliu ka bërë me dije se është ulur mosha mesatare e të prekurve me COVID-19.

“Javët e para të vitit, duke qenë se kemi një incidencë e shtuar, ka të bëjë me shumë me 25-24 vjeç, ka pasur një rritje. Mosha mesatare e rasteve është 48.7 vjeç, këto fakte na bëjnë që të rrisim vigjilencën ndaj masave që kemi dhe të mos i neglizhojmë, duke filluar që nga vendosja e maskës, ku është parë që është neglizhuar dhe që duhet shoqëruar me distancimin dhe higjienën dhe protokollet. a i përket vaksinimit, po vijojmë procesin të mjekëve ne vijën e parë, do të vijojmë me vaksinimin e dozave të dyta”, tha Manastirliu.

 

Fraksion.com