AktualitetPolitikëTë fundit

“Ma kanë bërë copë “librin e shpis””; Rama poston videon nga aeroporti në ndërtim: Për çunat kuksianë me dy gishta të Londrës

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me anë të një video ku shihet puna për Aeroportin e Kukësit.

Këtë video, kryeministri Rama e ka shoqëruar edhe me vallen e famshme të Kukësit. Ashtu siç ka thënë edhe më parë, Rama ka përshëndetur sërish djemtë kuksianë që kanë emigruar jashtë duke thënë se punimet në aeroport i sheh me buzëqeshje.

Aeroporti i Kukësit ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra. Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë.

Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit. Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra, një terminal i ri, si dhe një kullë e  re.

Postimi i z Rama:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë “librin e shpis” kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë ✈️
Fraksion.com