Konfirmohet 2 raste të riinfektimit me COVID-19 në Shkodër
Janë konfirmuar 2 raste ri-infektimi në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për 2 persona të moshës 40 dhe 50 vjeç.
Mësohet se ato kanë bërë testin dhe kanë rezultuar për të dytën herë pozitiv me këtë virus. Sipas Report Tv, këta dy persona kishin rezultuar pozitiv 6 muaj më parë, por kanë shfaqur sërisht simptoma. Për pasojë, kanë bërë sërish tamponin ku përgjigja ka qenë pozitive.
Më herët, në konferencën për media, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lidhur me rastin e ri-infektimeve tha se janë shtuar rastet dhe dyshimet dhe se bëhet fjalë për variantin e ri të COVID.
Fraksion.com