Interpelanca në Kuvend; Denaj: Ia dolëm në një vit të vështirë; Qeveria qëndron në anën e bizneseve
Seanca e sotme parlamentare në Kuvend nisi me Interpelancën e ministres së Ekonomisë, Anila Denaj kërkuar nga deputeti Artur Roshi. Ai i është drejtuar me disa pyetje, të cilave ministrja u është përgjigjur nga foltorja.
Ajo është shprehur se ekonomia informale është një plagë e Shqipërisë prej vitesh dhe po përpiqen që ta eliminojnë. Sipas saj vendi ynë ia doli në përballimin e pandemisë së COVID, duke hedhur pas periudhën ku shumica e bizneseve po falimentonin. Denaj theksoi se qeveria vuri të parin biznesin, duke investuar aty dhe krijuar mungesa në buxhet.
“Ekonomia informale është një plagë e Shqipërisë. Bizneset e vogla në Shqipëri në 2020 ishin në valën e parë të vështirësisë së falimentit. Ne ia dolëm në përballimin e pandemisë. Në buxhetin e shtetit kanë munguar 11 mld lekë. Që 90% e bizneseve të mos paguajnë tatim do t’i mungojnë buxhetit të vendit 50 mln dollarë. Qeveria qëndron në anë të bizneseve duke eliminuar barra fiskale, të cilat i mungojnë në buxhet të shtetit por duke i lënë në anën e biznesit. Për gjithë vitin në vlerën neto ne kemi një situatë që shkon me një efekt pozitiv që shkon në 203 biznese. 2020 ishte një vit i vështirë e sidomos në prill, ku tregu i punës ishte me -46 mijë persona. Ata në sektorin fason nuk e kanë të lehtë dhe masat janë më të shtrënguara se sa ishin vitin e kaluar”, tha Denaj.
Fraksion.com