AktualitetPolitikëTë fundit

Hajdari: Qytetarët e Elbasanit, Librazhdit, Belshit, nuk kanë asnjë kusht

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se qytetarët çdo ditë e më shumë zhgënjehen nga politika dhe partitë të cilët u kërkojnë votën e më pas i braktisin.

Ajo tha se partitë politike luajnë ping-pong me qytetarët duke i afruar pranë tyre për t’i kërkuar votën, dhe më pas i pasojnë tek të tjerat.

“Dua të flas sot me qytetarët që më ndjekin, të trajtoj problemin e varfërisë dhe papunësisë. Qytetarët në fshatra kanë një realitet të vështirë. Në një anë, atyre u kërkohet që të bëhen matrapazë apo anëtarë partie në mënyrë që të kapin një punë. Kjo taktikë e shëmtuar që kanë ndjekur politikanët kanë dëmtuar figurën e një qytetari të ndershëm. Sa herë që qytetarët zhgënjehen, u kërkohet vota nga partitë, në fund të katër vjeçarit lihen në mes të rrugës. E njëjta gjë ndodh edhe me partitë e tjera. Bëhet ping-pong e partive.

Edhe nëse qytetarët nuk bëhen pjesë partie, edhe ai ndëshkohet. Ju i keni ndëshkuar qytetarët, u keni dhënë qytetarëve krimin, mafies që ecin në qytetin e Elbasanit, Librazhdit, Belshit dhe ecin me makina luksoze. I keni mashtruar, dhe i mashtroni në prag të zgjedhjeve për tu vjedhur votën. Ju do i hiqni bukën e gojës nëse nuk ju japin votë. Qytetarët e këtyre qarqeve nuk kanë gjërat më elementare. Paguajnë taksa por nuk kanë asnjë kusht”, tha Hajdari

 

Fraksion.com