“E njoh shumë mirë Xi Jinping”; Biden: Kinën e pret “konkurrencë ekstreme” me SHBA-në
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se Kinën mund ta presë “konkurrencë ekstreme”, por nuk dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të bazuara në konflikt, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se që nga inaugurimi më 20 janar nuk ka biseduar me presidentin e Kinës, Xi Jinping, por që të dy ishin takuar disa herë gjatë kryerjes së detyrave të nënpresidentëve.
“E njoh shumë mirë, ndërsa kur të flasim, do të ketë shumë tema”, theksoi Biden.
Ai e përshkroi presidentin kinez si “shumë të mprehtë dhe pa asnjë kockë demokracie në trupin e tij”.
Që nga marrja e detyrës, Biden ka biseduar me udhëheqësit e Kanadasë, Meksikës, Britanisë, Francës, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
Pasi Biden u zgjodh në postin e presidentit amerikan, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se “pas një kohe shumë të vështirë, popujt e Kinës dhe Amerikës meritojnë një të ardhme më të mirë”.
Pekini mirëpriti vendimin e administratës së Biden-it për të qëndruar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe vendimin për t’u ribashkuar në Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike.
Fraksion.com