Basha: Çdo i porsalindur merr 3000 lekë të reja çdo muaj deri sa të bëhet 5 vjeç
Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi sot programin “Shqipëria fiton mirëqenien sociale”, në thelb të së cilit është mos mbetja e askujt në këtë vend pa përkrahje.
Basha u shpreh se përgjegjësi e PD janë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, që sipas tij, Rama i la Ramai la pa ilaçe, të sëmurë dhe të varfër.
Për çdo të porsalindur, Basha premtoi 3000 lekë të reja çdo muaj deri në moshën 5 vjeç, subvencionim të plotë të interesave për kredi bankare për shtëpi për 20 mijë çifte të reja si dhe rritje pensionesh për 650 mijë pensionistë 2 herë më shumë se norma e inflacionit, të paktën 5% çdo vit.
“Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë. Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre.
Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.
Miqtë e mi, Shqipëria mezi po e pret ndryshmin. Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë ky vend. Ju do ju duhet të zgjidhni mes së keqes që na ka zënë frymën apo vetë Shqipërisë.”, tha Basha.
Frakion.com