AktualitetPolitikëTë fundit

Zhupa: Program i PD-së, do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, duke folur për programin për rininë, tha se “ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë”.

Zhupa ka sqaruar se si ky program, sipas saj, do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë që ata të mos ikin nga Shqipëria, por të ndërtojnë jetën këtu në vendin e tyre.

“Ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë. Nëse ke një ide për biznes, ne do të mbështesim që të punësosh veten, por pse jo edhe të tjerët. Çdo biznesi që do të bëjë një kontratë pune për një të ri, ne do t’i japim një mijë euro nga fondi i punësimit për pagesën e taksave”, tha Zhupa.

Ndërsa për rikthimin e të rinjve, Zhupa tha se “kemi programe “Brain Gain” për mundësimin e pagesës një vit të çdo profesionisti të ri që do të kthehet përsëri në vend, gjithashtu ne do krijojmë lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej një viti”.

 

Fraksion.com