AktualitetRajoniSportTë fundit

Ndahet nga jeta parakohe legjenda e futbollit korçar të Skënderbeut

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut, Milutin Kërçiç,   i cili gjatë viteve të fundit ishte pjesë e stafit drejtues ë Skënderbeut.

Mësohet se Kërçiç prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa humbi betejën me sëmundjen mbrëmjen e djeshme.

Milutin i përket brezit të artë të viteve 70’-80’, ku ishte një prej më të dalluarve në radhët e Skënderbeut.

Si trajner, në fillim të epokës së artë të Skënderbeut, në sezonin 2010-2011, Kërçiçi ishte edhe pjesë e stafit teknik të ekipit korçar, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro.

Edhe me ardhjen e teknikut çek Stanislav Levi, Milutini vazhdoi punën pranë skuadrës si ndihmës trajner, por edhe si përkthyes për lojtarët sllavë që luajnë te kjo skuadër, duke patur një meritë të madhe në ndërtimin e Skënderbeut të lavdishëm që bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Fraksion.com