AktualitetPolitikëTë fundit

Kryemadhi me të rinjtë e Vlorës: Nuk na bashkon flamuri politik, por sfidat për të ardhmen e Vlorës

“Nuk na bashkon flamuri politik, por sfidat për të ardhmen e Vlorës”, tha sot Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në takim me të rinj në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se “unë jam e bindur që jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë. Ndërkohë qe edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të  pamundura. Sot në Vlorë jam e bindur që është shumë e vështirtë për të gjetur mjek dhe infermiere sepse të gjithë po ikin drejt Gjermanisë. Ndërkohë që dëgjojmë vetëm batuta dhe barcaleta kur nuk ka një program, nuk ka një vizion, nuk ka një ide, nuk konkurrojnë dot  me programin, nuk konkurrojnë dot me ide”, tha ajo

Kryemadhi shtoi se një nga pikat tona më të forta ne si LSI, jo vetëm që mbajmë fjalën por iu qëndrojmë premtimeve tona.

“Kemi diskutuar dhe disa plane të zhvillimit ekonomik dhe për Vlorën dhe turizmin. Jam e bindur që me të gjithë të rinjtë dhe të rejat e LSI por dhe të gjithë ata studentë, pedagogë dhe profesionistë të rinj do të krijojmë një Vlorë tjetër që do të jetë shtëpia e vlonjateve. Ne kemi programin “Nga Bebja në Bebe” për fëmijët e shqiptarëve që do lindin, për fëmijët tuaj që do lindin sepse në fund nëse ne nuk mendojmë për ju është e kotë që ne të vazhdojmë dhe të flasim për politikë. Koha e politikanëve që mendojnë vetëm për veten ka ikur. Sot ka ardhur koha juaj që doni të bëni ndryshimin. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për ju. Për ju që në fakt nuk i keni marrë Vlorës asgjë por i keni dhënë emrin Vlorës me kurajën, me forcën, me përgatitjen  dhe profesionin tuaj. Sepse Vlora është ajo me të cilën krenohemi dhe ne që nuk jemi nga Vlora”, tha ajo.

Në vijim, Kryemadhi shtoi se ajo që është më e rëndësishme është vlerësimi i të rinjve dhe meritokracia nuk ka të bëjë vetëm me të rinjtë.

Ajo tha se “për ne ka shumë rëndësi kthimi i të rinjve në vend sepse sot është shumë e rëndësishme që ju të qëndroni këtu, ta ndërtoni Vlorën, ta drejtoni Vlorën dhe Vlora nuk ka nevojë që të sjellë nga Tirana për të drejtuar, Vlora nuk ka nevojë që të sjellë njerëz nga Tirana për të punuar sepse në fund të fundit Vlora është qytet që prodhon ekonomi, me turizëm, me art, me  kulturë, me universitet dhe ne duhet ta zhvillojmë këtë gjë. Dhe këtë e bëni ju duke votuar për veten tuaj më 25 prill dhe duke i dhënë shansin dhe mundësinë vetes suaj për ta drejtuar qytetin”.

 

Fraksion.com

 

Fraksion.com