“E gjetëm të rrënuar”; Rama në Gjirokastër: I japim jetë universitare; Shumë shpejt nis By Pass-i
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel në qytetin e Gjirokastrës.jatë një interviste të dhënë nga ky qytet, ai është shprehur se Gjirokastra është një organizëm që është zgjuar pas një agonie. Sipas Ramës, synimi i qeverisë është t’i japë Gjirokastrës një jetë universitare përmes investimeve.
Rama më tej u shpreh se kur ka ardhur në qeveri, Gjirokastra ishte e rrënuar dhe i ngjante Thumanës së dalë pas tërmetit, ndërsa tani ka nisur transformimi.
Mes të tjerash, Rama zbuloi se do të ketë një projekt për By Pass-i, që sipas tij, do të nisë së shpejti.
“Gjirokastra nga një organizëm në agoni, është kthyer në një organizëm të gjallë. Këtu ne ishim në një shembull tipik të një gërmadhe, pasi nuk kishte as dyer e as dritare dhe është transformuar tashmë. Janë 106 biznese të reja që kanë aktivitet fitimprurës. Këtu kemi një sërë investimesh që do sjellin jetë në Gjirokastër. Është një organizëm që është zgjuar pas një agonie, i duhet kohë për të vrapuar. E ardhmja do jetë e shkëlqyer për Gjirokastrën. Sfida është për t’i dhënë jetë universitare. Këtu Universiteti është sfidë pasi ka një krizë studentësh”
Pjesë nga deklarata e Ramës:
“Këtu ne jemi në një shembull tipik, një gërmadhë në kuptimin e plotë të fjalës, se nuk kishte as dyer e dritare, as çati, dhe sot është transformuar. Pa diskutim që e ardhmja do të jetë e shkëlqyer për Gjirokastrën. Sfida është që t’i japim Gjirokastrës pamjen e një qyteti universitar. Universiteti këtu ka një sfidë të madhe, sepse kaloi një krizë studentësh. Ne kemi idenë si do ta transformojmë universitetin. Në çdo aspekt, në çdo drejtim, në çdo sektor, edhe Gjirokastra është njësoj si kantierët e rindërtimit. E kemi gjetur në një situatë si Thumana pas tërmetit. E kemi gjetur të rrënuar. Ky vend është simbol se si një rrënojë, tamam si pas tërmetit, sot është kthyer në një burim fitimi dhe do të jetë burim fitimi edhe më i madh për të gjithë zonën.
Gjirokastra do të vijojë në një nivel tjetër. Do të bëjmë parkingun e madh, që do të mundojë jo vetëm të ketë një fluks të madh turistësh, që pritet të vijnë pas pandemisë, si dhe do të bëjmë qendrën historike këmbësore, me By Pass-i e ri, që do të fillojë shumë shpejt së ndërtuari, është vetëm çështje ditësh. Projekt tjetër është sistemimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar me shtesa abuzive, që do të legalizohen. Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”, tha kryeministri Rama
Fraksion.com