COVID i merr jetën nënës së 3 fëmijëve nga Korça, 28-vjeçarja prej 2 ditësh e intubuar
Koronavirusi nuk kursen as moshat e reja. Një 28-vjeçare nga Korça ka humbur betejën me koroanvirusin. Lajmi bëhet i ditur nga burime për ‘BalkanWeb’.
Mësohet se ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi, ndërsa pas përkeqësimit të situatës gruaja ishte intubuar dy ditë më parë. ‘BalkanWeb’ mëson se 28-vjeçarja ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.
Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Sanatoriumi, tha se viktima ishte nënë e 3 fëmijëve. Gruaja nga fshati Vloçisht i Maliqit, kishte vetëm pak kohë që kishte sjellë në jetë një fëmijë. Sipas tij, mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion në zemër i mori asaj jetën.
Fraksion.com