AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj u dorëzon kartat e anëtarësimit të rinjve të Njësisë 1: Në PS ka një mesazh, një për të gjithë, të gjithë për një; PD e qeveris kunati

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u dorëzoi sot kartat e anëtarësimit socialistëve më të rinj në Njësinë 1. Ai i siguroi të rinjtë se Partia Socialiste nuk i ndan njerëzit në të majtë e të djathtë, pasi i quan të gjithë një familje.

“Familja jonë socialiste ka vetëm një mesazh: një për të gjithë, të gjithë për një. Por, PS-ja nuk do të jetë kurrë familja ku, për djalin ose vajzën, i vëmë zjarrin Shqipërisë. Nuk do të jetë kurrë familja që, për ata njerëz që nuk bien dakord, gjuajmë me plumba në mish, siç ka ndodhur në 21 Janar apo në Gërdec. Kush vjen nga PD-ja duhet ta dijë fare qartë se kjo nuk është familja ku, ata që drejtojnë në vitin e pandemisë e kanë mendjen të shtojnë vilat. Kjo nuk është familja që e qeveris kunati. Në familjen tonë qeveris shumica”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se PD dhe LSI janë në prag të shpërbërjes, duke theksuar se po kandidojnë për deputetë njerëz të dënuar për shpifje.

 

Fraksion.com