AktualitetTë fundit

Situata në spitalet Covid; Çomo: Kemi shtim të moshave të reja, vijnë persona nga 30-45 vjeç në gjendje të rëndë

Ditët e fundit janë shënuar një shifër rekord e rasteve të reja, të infektuar me COVID19, po ashtu edhe e atyre që kanë ndëruar jetë.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj zhvilloi një intervistë brenda spitalit ‘Covid 1’ me shefen e Infektivit, Najada Çomo, e cila theksoi se është rritur shifra e moshave të reja që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të koronavirusit.

“Është e vërtetë që kemi një shtim të numrave të shtruar në spitalet Covid. Kemi numër të shtuar të të infektuarve. Shtrimet janë në shifër dinamike, por ajo çka unë do të tërhiqja vëmendje në lidhje me personat e shtruar që është ulur grupmosha e prekur e shtruar në spital. Pra kemi një trend të prekjes së moshave 30 apo 45 vjeçare dhe vijnë në situatë të rënduar nga ana shëndetësore. Nuk kemi ndryshim të sjelljeve të virusit, por shtim të moshave të prekur në moshë më të re.

Është mosha e re që ka kontakt më të shumtë me njëri-tjetrin dhe mbeten  burim i madh infeksioni për veten dhe të tjerët. Shifra tani që flasim është dinamike. Dikush po del, dikush po shtrohet, dikush po pret të bëjë analiza. Për të mos hapur panik, kemi shtretër të lirë, por të mos gëzojmë shtretërit e lirë, por mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike”, u shpreh Çomo.

 

Fraksion.com